Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.