Frederic Veseli është lojtari më i ri i Egnatias. Mbrojtësi bëri prezantimin e tij te rrogozhinasit këtë të hënë.
Goditje e rëndësishme nga kampionët e Shqipërisë, që afrojnë në ekipin e tyre në lojtar me peshë dhe më shumë eksperiencë.
31-vjeçari do të provojë aventurën e parë në Superiore, pasi më herët ka luajtur në kampionate të forta në Evropë.
Veseli ka qenë pjesë e të rinjve të Manchester City-t fillimisht dhe më pas kaloi te Manchester United, përsëri tek të rinjtë.
Lojtari ka luajtur në Serinë A italiane me Empolin nga viti 2016 deri në vitin 2020, për të kaluar më pas për dy sezone te Salernitana dhe më pas te Benevento.
Vitin e kaluar, mbrojtësi ishte pjesë e Fatih Karagumruk në Turqi, ndërsa tani do të luajë në Superiore.
Veseli është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare nga viti 2015 dhe mori pjesë në Euro 2016 në Francë. Ai numëron 44 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në tetor të vitit të kaluar. /tvklan.al