Diskutimi midis një 32-vjeçari shqiptar dhe një italiani në një bar në Corso Giulio Cesare, në Torino, përfundoi me një të plagosur.

Më dy plagë, në kraharor dhe shpatull, pronari i barit u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shqiptari u shpall në kërkim nga autoritetet italiane, por u arrestua pak orë më vonë. Debati ka nisur në 4 Prill, pasi shqiptari ka ngacmuar shokun e pronarit të barit dhe më pas ka nisur sherri ku nuk kanë munguar dhe dëmet në lokal. Ndërsa sot pronari i barit është takuar për tu sqaruar, por shqiptari në debat e sipër e ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar dy plagë.

Gjatë një kontrolli të ushtuar në banesën ku shqiptari jetonte me vëllain e tij, policia gjeti më shumë se 13 objekte të çmuara të cilat rezultuan se ishin të vjedhura. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe 2800 Euro, ku dyshohet se janë përfituar nga vjedhjet që janë kryer nga shqiptari, raportojnë mediat italiane./tvklan.al