Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar teksa qarkullonte me automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. Patrullat e policisë e kishin ndjekur me makinë të riun deri sa arritën ta ndalonin për shkak se kishte shkelur rregullat e qarkullimit.

Pasi u ndalua, 26-vjeçari kërcënoi dhe goditi punonjësit e policisë. Ai u shoqërua në Komisariatin Nr.6. Por edhe në këtë moment i riu ka shfaqur sjellje agresive dhe ka goditur muret e komisariatit.

Materialet ndaj tij iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të mosbindjes ndja urdhrit të policisë, kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, kanosje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone. /tvklan.al