Diego Godin pritet të jetë afrimi i parë i Inter për merkaton e verës. Gazetat sportive italiane zbulojnë edhe pagën e mbrojtësit uruguaian që do të vijë me parametër zero nga Atletico Madrid.

Godin do të përfitojë thuajse 7 milionë euro në sezon, duke firmosur një marrëveshje 3-vjeçare me zikaltërit. Një pagë 35% më e lartë se ajo që përfiton te madrilenët ku aktivizohet prej vitit 2010, ku ka fituar 8 trofe në Spanjë dhe në Europë.

Futbollisti 33-vjeçar pritet të ndihmojë Inter me përvojën e tij. Ditët e fundit si alternativë për mbrojtjen e Inter është përmendur edhe Elseid Hysaj, i cili sipas mediave italiane mund të largohet nga Napoli në fund të kampionatit.

Tv Klan