35 persona vihen në pranga, në Fier arrestohet Rosman Sulo

34 persona kanë rënë në prangat e policisë shqiptare dhe asaj italiane, gjatë një operacioni për goditjen e dy grupeve kriminale që në fokus kishin trafikun e lëndëve narkotike mes dy vendeve. Operacioni ka nisur gjatë orëve të natës dhe është finalizuar mëngjesin e kësaj të marte.

Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan. Në vendin tonë është arrestuar 28-vjeçari Rosman Sulo, i cili kishte rol për gjetjen e lëndës narkotike dhe më pas sigurimin e transportit drejt vendit fqinj. Lënda narkotike, fillimisht dërgohej në rajonin e Lombardisë, më pas shpërndahej në rajone të tjera.

Në kuadër të operacionit Miracolo 2, janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 marijuanë, 260 mijë euro si dhe 2 pistoleta me selinciator dhe fishekë. Arrestimet e kësaj të marte, janë vijim i operacionit të 2018-ës Miracolo 1, ku u arrestua italiani Santo Tuçi, i cili u kap me hashash dhe kokainë si dhe dy pistoleta.

Hetimet janë drejtuar nga antimafia e Milanos, të cilët sekuestruan dy pasuri të patundshme, një kompani, 3 skuterë, 2 motoçikleta dhe 9 makina.

Klan News