Policia e Lezhës gjatë kontrolleve anti-drogë ka arritur të zbulojë raste të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Në përfundim të operacioneve janë vënë në pranga 5 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Astrit Lepuri, 39 vjeç,  banues në Kurbin dhe Elidon Vorfi, 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur duke kultivuar në kubikë fidanë kanabis sativa në fshatin Xhuxhë të Mirditës.

Ndërkohë për këtë rast janë proceduar: Nikoll Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

Nga ana tjetër në operacionin e dytë janë arrestuar në flagrancë: Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta persona janë kapur duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Po ashtu janë proceduar Pashk Lleshi, me detyrë kryetar i fshatit Pshqes, Gjovalin Laska, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca, me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë./tvklan.al