Një bandë shqiptare është shkatërruar në Athinë. Mediat greke shkruajnë se gjatë një operacioni në dy lagje në kryeqytetin helen, policia ka gjetur 21 kg heroinë.

Gjatë aksionit u vunë në pranga 3 shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 36 vjeç, si dhe një grua 60-vjeçare.

Në një banesë në Galatsi është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës. Po ashtu, veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë Euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laboratori si prerëse etj.

Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.

Klan News