Policia e Elbasanit ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shënkolli”. Gjashtë persona janë arrestuar, kurse dy gra janë proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë K.Gj. 32 vjeç me precedent të mëparshëm penal, A.Q. 45 vjeç me precedent të mëparshëm penal, S.P. 23 vjeç, L.D. 35 vjeç, L.Gj. 25 vjeç dhe K.T. 31 vjeç.

K.Gj. dhe A.Q. ishin organizatorë të këtij grupi kriminal dhe siguronin kokainën, kurse pjesëtarët e tjerë kishin për detyrë shpërndarjen e drogës. Gjatë operacionit policia sekuestroi 550 gram kokainë. Operacioni është ende në vijim për identifikim dhe kapjen e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/tvklan.al