Nëntë persona, 5 prej të cilëve doganierë në Qafë Thanë, janë arrestuar pas një hetimi të SHÇBA-së dhe Policisë së Korçë për kontrabandën e gomave të përdorura. Policia bën me dije se është goditur linja e kontrabandimit dhe janë sekuestruar 2100 goma të përdorura.

Në pranga ranë Stefan Hila 50 vjeç me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës, Anesti Tushinka 40 vjeç me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë, Ilir Spahiu 44 vjeç, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë, Lefter Duraj 64 vjeç, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, Mikel Goxharaj 41 vjeç, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, Kelti Ristani 42 vjeç, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë, Edmond Kodra 61 vjeç, poseduesi i gomave, Stojmir Treneski 42 vjeç, nga Maqedonia, shoferi i kamionit dhe Petraq Dimko 54 vjeç, poseduesi i ambientit ku magazinohej malli kontrabandë.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se futur kontrabandë një kamion me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës, të ngarkuara në kamionin e Stojmir Treneski.

Ky i fundit u arrestua pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar në magazinën e Petraq Dimkos.

/tvklan.al