Itali-Goditja e basteve online është aksioni më i fundit i policisë italiane ku miliarda Euro janë sekuestruar dhe 68 persona janë vënë në pranga.

Tre hetime të ndryshme të prokurorive të Barit, Reggio Calabria dhe Catania të koordinuara me Anti- Mafian dhe Anti Terrorizimin çuan në goditjen e tregut të paligjshëm të basteve online.

Sipas mediave italiane janë sekuestruar një sasi mallrash që kap vlerën e 1 miliard Euro.

Vlera e basteve shkonte deri në 4.5 miliadë Euro të luajtura në disa plataforma online të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Të arrestuarit janë nga Puglia, Reggina dhe Catanias, si dhe disa sipërmarrës. Guardia di Finanza, Policia dhe karabinierët gjithashtu kryen rreth tetëdhjetë kërkime në qytete të ndryshme të Italisë.

Paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme, investoheshin më pas në pasuri të paluajtshme dhe pozicionet financiare jashtë vendit për individë, fondacione dhe kompani, falë pjesëmarrjes së disa të njohurve.

Të arrestuarit akuzohen për mashtrim me taksa për bastet online. Sipas hetimeve mafia e tregut online të basteve operonte në disa qytet dhe para e fituara nga ky biznes transferoheshin jashtë vendit.

Për të gjurmuar pasuritë e tyre autoritetet italiane kanë kërkuar bashkëpunimin e Eurojust dhe autoriteteve në  Shqipëri, Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Curacao, Serbia, Ishulli Man,  Spanja dhe Maltë.

/tvklan.al