Ditën e sotme, policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë, dy shtetasit Elton Çela, 32 vjeç dhe Julian Çela, 22 vjeç, të dy banues Berat, për shkak se kanë goditur me grushte për shkak të ushtrimit të punë së tij, një punonjës shërbimi pranë  Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori”, ku personat në fjalë kanë goditur grushte 45 vjeç, A.H edhe ky banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Aktualisht materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku dy të ndaluarit do të ndiqen penalisht për veprën  “Goditje për shkak të detyrës”./tvklan.al