Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, 57-vjeçari Ferdinant Petriti u godit me thikë nga fqinji dhe është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autori i dyshuar Pilo S. është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al