Një 19-vjeçar u sulmua me thikë nga një tjetër i ri në qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri Igli Pallosha u dërgua në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe për shkak të plagëve të rënda është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

I riu sipas policisë ndodhet në gjendje te rëndë për jetën. Ngjarja sipas bluve është pasojë e një konflikti të çastin mes dy të rinjve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Tv Klan