Një 22-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në Bulqizë, pas një sherri të çastit mes dy personave. Autor i kësaj ngjarjeje është 23-vjeçari Alfred Muça, i cili banon në Kamëz.

I plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet policore arrestuan Muçën për plagosje të lehtë me dashje dhe prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta.

/tvklan.al