Një aksident në punë i ka marrë jetën një 45-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Zallher të Tiranës, ku viktima me iniciale H.Ll ishte duke punuar kur u godit nga rripi i betonieres.

Punëtori u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Viktima punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve.

Në vendngjarje kanë shkuar focat policore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave. /tvklan.al