Fëmija nuk i mbijetoi incidentit natyror

Një fëmijë 9 vjeç ka vdekur për shkak të goditjes nga rrufeja gjatë stërvitjes së futbollit. Djali u lëndua duke luajtur në një fushë futbolli, rreth orës 17:00 të pasdites, pak pasi një stuhi rrufesh goditi qytetin e Lancashire.

Policia tha se ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Autoritetet vazhdojnë hetimet, por besojnë se shkaku i vdekjes është goditja nga rrufeja.

Sipas sekretarit të klubit të futbollit, tre skuadra kishin anuluar stërvitjen për shkak të motit të keq, por 9-vjeçari ishte duke u trajnuar privatisht.

Klubi i shprehu ngushëllime familjes, ndërkohë që kjo e fundit po mbështetet edhe nga punonjësit e policisë pas lajmit tragjik./tvklan.al