Sekuestrohen 600 doza lëndë narkotike dhe armë zjarri

Katër persona, mes të cilëve dhe një grua, u arrestuan nga policia e Himarës pasi shpërndanin lëndë narkotike për turistët në plazhin e Gjipesë.

Krahas arrestimit, uniformat blu u gjetën atyre doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio si ato të policisë, 1 armë zjarri automatike dhe një fuoristradë tip Toyota.

Sipas uniformave blu 4 të arrestuarit funksionin si një grup kriminal dhe nga aktiviteti i paligjshëm që zhvillonin në këtë plazh kishin përfituar të ardhura të konsiderueshme.