Shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë kanë goditur një rast të kontrabandimit të ilaçeve mjekësore. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Dorian Koço, i cili u ndalua pas kontrollit të detajuar në kamionin që drejtonte ai

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës”, thuhet në një njoftim të policisë.

Mësohet se 30-vjeçari është banues në Fier. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”./tvklan.al