Goditet një rast ryshfeti për kolaudimin e makinës

Foto ilustrim

Goditet një rast ryshfeti për kolaudimin e makinës

08:57 17/04/2019

Policia e Laçit ka goditur një rast të dyshuar të ryshfetit për të kaluar kolaudimin e një automjeti që nuk plotësonte standardet teknike. Ndaj pesë personave të përfshirë janë dhënë në mungesë masat e sigurisë nga gjykata. Dy prej tyre janë në kërkim, kurse ndaj tre të tjerëve u ekzekutuan vendimet.

Konkretisht, dy persona të përfshirë janë lënë në arrest shtëpie. Një 22-vjeçar ka masë sigurimi arrest në burg, po kështu edhe një 47-vjeçar dhe inspektori i Kontrollit Teknik në SGS Laç, Gj.A. 33 vjeç. Dy të fundit janë shpallur në kërkim pasi nuk mundur që të gjenden nga ana e uniformave blu.

Inspektori akuzohet për shpërdorim detyre, kurse të tjerë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT