Arreston 6 persona, mes tyre edhe punonjësi i Bashkisë së Tiranës

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane kane zbuluar një rrjet trafiku të drogës në Europë. Burime të Klan News bëjnë me dije se janë arrestuar 6 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mes të ndaluarve është edhe një punonjës i zjarrfikëses së Bashkisë se Tiranës i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Hetimet nisen nga autoritetet zvicerane për një grup shqiptarësh që merren me trafik kokaine.

Drejtësia e Zvicrës dërgoi letërporosi në Shqipëri nga ku rezultoi se po rekrutoheshin njerëz në vendin tonë që të kryenin trafik kokaine. Kryesuesi i grupit që punësonte njerëz është Ndriçim Harka, punonjës i zjarrfikëses dhe një person tjetër që është në kërkim. Ky i fundit mendohet se është larguar drejt Greqisë.

Gjate këtij operacioni në bashkëpunim me autoritetet e huaja janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe një sasi parash. Bisedat mes trafikanteve u zbardhen nga përgjimet. Grupi dyshohet se e kryente aktivitetin kriminal në Zvicër e Gjermani dhe rrjeti i kokainës kishte nisur që në 2015.

Klan News