Mashtronin qytetarët me bursat Forex

2 persona u vunë në pranga nga policia e Tiranës, pasi përmes Call Center mashtronin të huaj, për të investuar në bursa fiktive “Forex”. Eduart Spasari dhe Fatmir Qershori, 34 dhe 23 vjeç ishin të punësuar në një Call Center, në zonën e Komunës së Parisit.

Ata telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjente shitjesh, i mashtronin ata për të investuar para në bursa. Dy të arrestuarit nuk ishin të vetmit që mashtronin.

Hetimet e policisë zbuluan se ata bashkëpunonin me 32 -vjeçarin Mariglen Karaj, i cili u kishte ofrua mbrojtje nga kontrollet e policisë.

Pas arrestimit të 3 personave, policia sekuestroi shuma te konsiderueshme parash, kompjuterë, USB, aparate celulare dhe blloqe shënimesh me të dhënat e shtetasve të huaj qe ishin mashtruar.

Prokuroria dhe policia shqiptare ka marrë disa herë letërporosi nga Italia, Gjermania e Spanja për mashtrimet me “Call Center”-at.

Të dhënat flasin për mijëra shtetas europianë të mashtruar me bursat fiktive në vlerën e afro 50 milionë eurove.

Tv Klan