Një tjetër rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga policia.

Në Poçem të Fierit u ndalua për kontroll një furgon i drejtuar nga 47-vjeçari me iniciale E.I. nga Berati. Brenda furgonit ishin fshehur 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.

Shoferi u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte të kalonin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

47-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve. /tvklan.al