Policia kufitare e Muriqanit ka parandaluar një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë një 27-vjeçar, i cili kishte fshehur në automjetin e tij një sasi lënde narkotike.

Gjatë kontrollit të makinës në vijën e dytë, u gjetën të fshehura 20 kilogramë kanabis. Droga u sekuestrua kurse 27-vjeçari me iniciale D.K. u arrestua në flagrancë.

Policia thotë se lënda narkotike do të trafikohej drejt Malit të Zi. I arrestuari akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë. /tvklan.al