Një 27-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi kundërshtoi punonjësit e policisë. I riu me iniciale E.B. po drejtonte automjetin tip “Land Rover” kur u ndalua nga patrulla e përgjithshme.

Por në këtë moment ai kundërshtoi me dhunë dy punonjësit e policisë dhe i goditi me grushte.

27-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik. /tvklan.al