Autori i dyshuar arrestohet pas disa orësh ndjekje

Një konflikt për motive të dobëta çoi në plagosjen e një personi në Tiranë. Bëhet fjalë për një konflikt mes dy kunetërve, të ndodhur në rrugën “Emin Duraku”.

Burime zyrtare të policisë thonë se në momentin që iu afruan vendit të ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes, 45-vjeçari R.Ruçi, u largua me shpejtësi në nga vendi i ngjarjes. Kjo bëri që në ndjekje të tij të viheshin forca të shumta policore dhe pas disa orësh, 45-vjeçari u arrestua. 

Shkaqet që çuan në përdorimin e thikës ndaj kunatit të tij, të identifikuar nga policia me inicialet A.B, mbeten të paqarta. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket R.Ruçit ai tashmë përballet me 3 akuza; vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta./tvklan.al