Arjan Tase: Ngushëllime familjes, falje Policisë së Shtetit

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg pa afat ish-shefin e policimit në Drejtorinë e Elbasanit, Arjan Tase që paraditen e 2 Gushtit përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Ndaj ish-efektivit rëndon akuza ‘vrasje e kryer në formën e dashjen në mënyrë indirekte’ për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga 10 deri në 20 vite.

Në seancën e mbajtur ish-efektivi ka kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur, ndërsa një tjetër ndjesë i është drejtuar Policisë së Shtetit ku ai bënte pjesë deri në momentin që shkaktoi aksidentin fatal.

Fillimisht ndaj Arjan Tases, Agjencia e Mbrojtjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës ngritën akuzën e ‘Vrasjes së kryer nga pakujdesia’ për të cilën Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 5 vite burgim, por pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë për ish-efektivin u rëndua akuza në “vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte”.

Nga verifikimet e kryera, grupi hetimor konkludoi se ish-shefi i policisë ka patur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit, pasi edhe vetë pushuesit i kishin tërhequr vëmendjen se po u rrezikonte jetën.

Tv Klan