Sulmi në ndërtesën e mediave ndërkombëtare ka nxitur reagime të ashpra kundër Izraelit. Ndërtesa 12-katëshe, me apartamente dhe zyra të tjera përveç organizatave mediatike, u rrëzua nga raketat izraelite pasi pronari i ndërtesës mori një paralajmërim me telefon nga ushtria izraelite një orë para sulmit se do të goditej.

Punonjësit e AP dhe banorët e tjerë u evakuuan menjëherë, por Al-Jazeera vazhdoi të transmetonte sulmet ajrore ndërsa ndërtesa u shemb. “Al-jazeera nuk do të heshtë“, tha një drejtuese në transmetim. “Ne mund t’ju garantojmë për këtë“.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i agjencisë AP, Gary Pruitt tha në një deklaratë se organizata e lajmeve ishte “e tronditur dhe e tmerruar” për sulmin ndaj ndërtesës, ndërsa vuri në dukje se mori një paralajmërim nga Izraeli.

Pruitt tha se AP po kërkon informacion nga Izraeli dhe Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me sulmin, nga i cili 12 punonjës “shmangën për pak një humbje të tmerrshme të jetës“. “Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në gaza për shkak të këtij sulmi që ndodhi sot,” paralajmëroi ai.

Drejtori i përgjithshëm në detyrë i rrjetit Al Jazeera, Dr Mostefa Souag, e quajti sulmin ajror “barbar” dhe tha se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi. Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik hamas, po përdornin zyrat e medias si “mburoja njerëzore”. 

Qëllimi i këtij krimi të rëndë është të heshtë median, të fshehë masakrën dhe vuajtjet e patreguara të njerëzve të gazës,” tha ai në një deklaratë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite nënkoloneli Jonathan Conricus hodhi poshtë idenë se Izraeli po kërkonte t’i mbyllte gojën medias. “Kjo është plotësisht e gabuar, media nuk është në shënjestër,” i tha ai agjencisë Reuters.

Ushtria izraelite tha pa dhënë prova se e shkatërroi ndërtesën sepse operativët e inteligjencës brenda grupit militant islamik Hamas, po përdornin zyrat e medias si “mburoja njerëzore”.

Militantët e Hamasit kanë hedhur më shumë se 2,000 raketa në drejtim të izraelit gjatë dhunës së fundit. Mjekët palestinezë thonë se të paktën 148 qytetare, përfshirë 39 fëmijë, janë vrarë në Gaza. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Klan News