Uragani Florence goditi Karolinën e Veriut të premten, duke lagur zonën e Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara.

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe mijëra banorë kanë kaluar natën në streha provizore. Fillimisht është kategorizuar si uragan, por Florence është kthyer në një stuhi tropikale.

Paralajmërimet për evakuim janë lëshuar për 1.7 milionë njerëz, ndërsa stuhia lëviz nëpër Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut dhe Virxhinian.

/tvklan.al