Bayern Munich ka marrë një goditje të rëndë në prag të dy ndeshjeve në Ligën e Kampioneve ndaj Interit.
Mbrojtësi i majtë, Alphonso Davies ka mbyllur sezonin. Titullari bavarez, ka lënduar ligamentin dhe do të jetë jashtë për gjashtë muajt e ardhshëm.
24-vjeçari u dëmtua te Kanadaja dhe pritet të zëvendësohet nga Guerreiro në të majtë te bavarezët.
Dayot Upamecano është rikthyer gjithashtu i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren. Mbrojtësi gjithashtu do të humbasë ndeshjet ndaj Interi. /tvklan.al