Raportimet për një lidhje të re dashurie në kohën që ende nuk ishte divorcuar nga bashkëshorti mund t’i kushtojnë shtrenjtë aktores së dashur turke, Tuba Buyukustun.

Buyukustun, e njohur si Elifi e serialit “Diamante dhe Dashuri” i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak në muajin qershor. Ndërsa së fundmi media turke ka raportuar se aktorja bukuroshe kishte nisur një lidhje dashurie me biznesmenin Umut Evirgen ende pa u divorcuar.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak babait të dy vajzave binjake të Tubas, i cili pritet ta përdorë këtë për t’i marrë kujdestarinë e vajzave aktores.

Pasi kishte qëndruar i heshtur lidhur me kujdestarinë e vajzave, Onur Saylak ditët e fundit ka publikuar foto me të bijat dhe ka fshirë nga lista e miqve në Instagram ish-bashkëshorten, e cila raportohet se po kalon pushimet me të dashurin e ri.

Media e ka komentuar këtë si ‘fund të miqësisë” dhe “prag stuhie” mes tyre.

Sipas të përditshmes “Takvim”, Saylak po përgatitet t’i hapë gjyq Tubas për kujdestarinë e vajzave 5-vjeçare dhe lidhja e dashurisë së aktores mund të përdoret kundër saj./tvklan.al