Demokratët fitojnë në Virginia pas çerek shekulli

Donald Trump merr një goditje të fortë në zgjedhjet e të martës në 3 shtete federale, teksa ethet e garës presidenciale të vitit të ardhshëm kanë nisur të ndihen.

Republikanët pësuan një humbje domethënëse në zgjedhjet për guvernatorin e Kentakit. Demokrati Endi Besher mori një fitore të ngushtë me një diferencë prej 0.4% ndaj guvernatorit aktual të mbështetur nga Tramp, republikanit Mat Bevin.

Ky shtet federal pati një ndikim të rëndësishëm në fitoren e Donald Trumpit në presidencialet e 2016-ës, ku ai u rendit 30 pikë para rivales Hillary Clinton. Republikanët thanë se nuk do e njihnin rezultatin pasi kishin konstatuar parregullsi gjatë procesit.

Për të parën herë në çerek shekulli, demokratët kanë marrë shumicën në dy dhomat e parlamentit në Virxhinia. Nga rradhët e tyre, në dhomën e ulët futet e para transgjinore, ndërsa në senat, e para myslimane.

E vetmja fitore për republikanët ishte gara për guvernatorin e Misisipit. Presidenti Tramp përgëzoi kandidatin e Misisipit, ndërsa shprehu besimin edhe tek fitorja në Kentaki.

Tv Klan