Vijon operacioni i koduar “Perimetri”, ku tre persona të tjerë janë vënë në pranga për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Në Pogradec dhe në Devoll janë goditur dy raste të tjera të këtij aktiviteti kriminal. Për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i ​E. G., 42 vjeç; G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç.

I pari, banues në Korçë, u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak”. ai po transportonte me makinën e tij tip “Benz” në drejtim të Tiranës 5 emigrantë të paligjshëm.

“Të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë dy të rinjtë e tjerë të arrestuar, të dy banues në Shkodër, u kapën në Pogradec pasi po transportonin 5 emigrantë.

“Kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./tvklan.al