Toni Gogu, dikur pastor, por që në zgjedhjet e 25 Prillit do të kandidojë nën siglën e PS-së ka deklaruar në emisionin Zonë e Lirë se është kundër martesave gay dhe eutanazisë.

Analisti Arjan Curi e pyeti Gogun se a do ta zbatonte ligjin nëse do të kalohej nga pjesa tjetër e parlamentit. Kandidati i PS-së tha se nuk do ta zbatonte.

Arjan Curi: Nëse sillet në parlament, ligji për martesat gay dhe ai për eutanazinë, se ai për abortin është ju si do votonit?

Toni Gogu: Kundër! Shënoje këtë. Sepse unë besoj në jetën.

Arjan Curi: Po nëse ligji do kalonte do ta zbatonit?

Toni Gogu: Që do të thotë se unë vetë do të bëja eutanazi me të afërmit e mi? Nuk do ta zbatoja.

Arjan Curi: Do të shkelnit një ligj që bie në kundërshtim me ndërgjegjen tua? Të njëjtën gjë bëri dhe Meta.

Toni Gogu: E kuptova unë, por nuk do të rrihja një polic.

Arjan Curi: Pra jo çdo ligj është i drejtë

Toni Gogu: Mirë mo mirë, në rregull! Jam dakord./tvklan.al