Biskota, petulla, karamele me luleshtrydhe, krem pastiçerie e plot ëmbëlsira të tjera u vendosën në një ekspozitë në Muzeun e Arkitekturës në Londër gjatë së enjtes në vitrinën e Qytetit të Xhenxhefilit.

Njësoj si në ekspozitat e mëparshme, arkitektët kanë shndërruar projektet e tyre tradicionale në ndërtesa të ëmbla. Këtë herë kanë ndërtuar 5 qytete me zona të ndryshme klimatike: polare, kontinentale, të butë, të thatë dhe tropikale, shkruan “Reuters”.

Kjo vitrinë tërësisht e ngrënshme përmban burime termale, stacione treni, një karusel lëvizës, dyqane  dhe ndërtesa të gjelbëruara. “Tema është shumë e rëndësishme këtë vit sepse arkitektët janë të interesuar për mjedisin”, tha themeluesja e muzeut.

Për ekspozitën e këtij viti u ndërtua një bibiliotekë e tërë prej jamballi, për të cilën u deshën 3 muaj punë.

Përdorëm pudër karboni në përzierjen me xhenxhefil dhe duhej të gjenim një mënyrë që mos ta bënim të dobët, të errët, të çelët, shumë prova, shumë eksperimente, por në fund ia dolëm”, tha kryetari i ekipit. “Është 100% prej jamballi. 3.2 kilogramë në total dhe ne konsumuam rreth 1 kg”.

Ekspozita çelet më 3 Dhjetor dhe përfundon më 2 Janar 2023./tvklan.al