Jude Bellingham realizoi gol vendimtar ndaj Manchester City-t në Champions League, për të përmbysur rezultatin në 3-2.
Ky rezultat i jep avantazh madrilenëve, për sfidën e kthimit, që do të luhet javën e ardhshme në Spanjë.
Megjithatë, përveç golit në “Etihad Stadium”, duket se Bellingham ka “shënuar” edhe jashtë fushe.
Mesfushori ka zbuluar së fundmi lidhjen me modelen amerikane, Ashlyn Castro. Pas fitores me Manchester City, Bellingham u largua nga stadiumi së bashku me të dashurën e tij të re, diçka që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat.








Ashlyn Castro është modele nga Los Angeles, vende ku Bellingham kaloi pushimet e verës pas Euro 2024. Mendohet se njohja mes tyre ka ndodhur aty në verë. /tvklan.al