Neymar ka shënuar golin e parë me fanellën e Santos në Brazil, me të cilët u bashkua në merkaton e dimrit.
Sulmuesi brazilian, realizoi golin e avantazhit ndaj Agua Santa, në sfidën e fituar 3-1. Në minutën e 12-të, Neymar fitoi penallti, të cilën e ktheu po vetë në gol.
33-vjeçari tregoi formë të shkëlqyer, ndërsa asistoi edhe te goli i tretë i skuadrës së tij, që u shënua nga Guilherme në minutën e 70-të.
Santos rikthehet te fitorja në kampionatin Paulista dhe renditet në vendin e shtatë me 12 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje.
/tvklan.al