Marco Reus debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme te Los Angeles Galaxy, aty ku u transferua në merkaton e kësaj vere.

Futbollisti gjerman, bëri debutimin në Major League Soccer ndaj Atlanta United dhe ishte protagonist absolut në fitoren 2-0.

Reus u fut nga stoli në minutën e 62-të dhe asistoi në golin e parë që zhbllokoi sfidën në minutën e 76-të.

Vetëm 8 minuta më vonë, 35-vjeçari realizoi edhe golin e dytë, për të mbyllur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Aventura amerikane nuk mund të niste më mirë se kaq për sulmuesin, i cili po luan vitet e fundit në karrierë.

Në fund të sezonit të kaluar, Reus njoftoi largimin nga Borussia Dortmund, klub ku ishte kthyer në legjendë, për shkak të ofertave të refuzuara gjatë karrierës.

Kjo është aventura e parë për lojtarin jashtë Gjermanisë dhe ndoshta e fundit. /tvklan.al