Patrick Schick realizon nga rreth 50 metra distancë, thyen rekordin e 1980

Patrik Shik hyn në librat e historisë së Euro 2020. Sulmuesi i Republikës Ceke shënoi një dopietë golash përballë Skocisë.

Te goli i tij i dytë, Shik u bë futbollisti që realizon nga distanca më e largët në Europian që prej vitit 1980.

Shik përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtarë, duke tentuar portën nga mesi i fushës. Një gjuajtje nga rreth 50 metra distancë, me topin që përfundoi në fundin e rrjetës.

25-vjeçari i Bayer Leverkusen është sulmuesi më efikas i Republikës Çeke. Ai ka marrë pjesë në 9 golat e fundit të kombëtares së tij, me 7 gola dhe 2 asiste.

Klan News