Futbolli është rikthyer në Korenë e Jugut. Pandemia e COVID-19 kishte pezulluar totalisht futbollin, por qetësimi i situatës bëri që skuadrat koreane të zbresin në fushë dhe të luajnë një ndeshje kampionati.

Edhe pse pa prezencën e tifozëve, sfida mes Jeonbuk dhe Suwon Bluewings dhuroi emocione të papërshkrueshme për futbollistët dhe jo vetëm, që riktheheshin të luanin në fushë pas më shumë se dy muajsh.

Ish-sulmuesi i Midwsbroud Lee Dong-Gook ishte heroi i Jeonbuk, teksa shndërroi në gol një goditje këndi në minutën e 83, për t’i dhënë fitoren. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra e festimit të golit.

Distancimi social mbizotëroi edhe në këto momente, ku mungoi festa e çmendur me shokët e ekipit, por kurrsesi kontakti me duar.

 Me rifillimin e sezonit, festime të ngjashme mund të shikojmë edhe në kampionate të tjera, me Anglinë që tashmë është një hap larg miratimit të kësaj rregulloreje, e cila mund të qëndrojë në fuqi për 12 muaj.

Klan Plus