Një gol i denjë për çmimin “Puskas” është shënuar sot në Angli. Sulmuesi i Notts County, Elisha Sam, ka shënuar një gol që të gjithë lojtarët e ëndërrojnë të kenë një të tillë në karrierën e tyre.

Sulmuesi i Notts Country, arriti të shënonte dy gola në një ndeshje të vlefshme për  Ligën Kombëtare në Trofeun FA kundër Oxford City.

https://twitter.com/Official_NCFC/status/1365721805701476362

Por edhe pse shënoi dy herë, goli i parë personal dhe i dyti për skuadrën ishte ai që befasoi të gjithë. Pas një krosimi në zonë ai arriti që më thembër të çonte topin në rrjet.

Videoja e golit është bërë publike në faqen e Twitter në Notts County dhe është parë qindra mijëra herë.

County tani ka rezervuar vendin në gjysmëfinale të FA Trophy dhe skuadra është vetëm një ndeshje larg për të shkuar në Wembley./tvklan.al