Golashënuesit e Euro 2020


Golashënuesit e Euro 2020

09:56 25/06/2021

Kryeson Seria A italiane me 25 gola, La Liga e Ligue 1 kontribuojnë me 7 gola në total

Seria A italiane është kampionati që ka prodhuar më shumë gola deri në këtë pikë të sezonit në Euro 2020. Futbollistët që aktivizohen në elitën e futbollit përtej Adriatikut kanë kontribuar me 25 gola në fazën e grupeve, duke qenë edhe lojtarët më deciziv të kësaj faze. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë me 5 gola, ndjekur më pas nga Romelu Lukaku me 3, Locatelli Immobile e Perisic me 2, Skriniar e Pessina me nga një realizim.

Bundesliga gjermane ka kontribuar me 22 gola deri në këtë pikë të turneut në Euro 2020. Forsberg, Lewandowski e Patrik Schick gjenden në kuotën e 3 realizimeve, me polakun e Bayern Munich që tashmë nuk do mundet për të thelluar realizimet e tij për shkak se Polonia u eliminua që në fazën e grupeve.

Rahem Sterling e Kai Havertz janë lojtarët më deciziv momentalisht për Kombëtaret e tyre, me futbollistët që shënuan dy gola në tre sfidat e para. Dyshja ka përfaqësuar denjësisht Premier league angleze, ku numëron 17 gola pas 36 ndeshjeve të para. Në 94 gola në total, vetëm 4 gola janë realizuar nga futbollistë që aktivizohen në La Ligën spanjolle, ndërsa Ligë W ka shënuar 3 gola.

Klan News







Të ngjashme