Golashënuesit e Superligës

Posta

Golashënuesit e Superligës

19:35 25/10/2019

Nwabueze dhe Shkurtaj në garë për Këpucën e Artë

Kyrian Nwabueze dhe Vasil Shkurtaj janë dy sulmuesit që do të konkurrojnë deri në fund për trofeun e Këpucës së Artë të sezonit.

Nigeriani i Laçit vetëm në ndeshjen e fundit realizoi dy gola ndaj Teutës. Fitore 3-0 për skuadrën kurbinase me shumë vlera.

Nga 9 ndeshje të fazës së parë, Nwabueze ka luajtur 8 takime, duke shënuar 7 gola. 26-vjcecari, 1.83m i gjatë, veç Teutës i ka shënuar edhe Tiranës, Luftëtarit, Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut. I mungojnë listës së tij vetëm Vllaznia, Partizani dhe Bylisi, dy skuadrat në krye të renditjes.

Nga ana tjëetër pretendent për trofeun individual është Vasil Shkurtaj. Sulmuesi i lindur në Vlorë ka marrë hapësira këtë sezon dhe po i shfrytëzon mjaft mirë.

Edhe në javën e fundit të superligës shënoi dy herë ndaj Luftëtarit. Viktima të golave të tij kanë qënë Tirana, Vllaznia Flamurtari dhe Partizani.

Shënuesit më të afërt me ta janë me nga 4 gola më pak. Pritet që ky sezon të shenjohet nga rivaliteti i këtyre dy sulmuesve, që premtojnë se do të shënojnë një numër të madh golash, krahasuar me një sezon më pare, kur kampionati u mbyll me golashënuesin më të mirë, Reghinaldo me 13 gola.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT