Golat e Çekiçit i japin fitoren Olimpijas – TV KLAN

Golat e Çekiçit i japin fitoren Olimpijas

Mesfushori shkëlqen në kampionatin slloven

Endri Çekiçi me golat e tij vulosi vendin e dytë për Olimpija Ljubjana në kampionatin slloven.

Mesfushori shqiptar ishte protagonisti absolut në suksesin  2 – 1 të shtunën në fushën e Rudar. Një fitore me përmbysje që erdhi falë Endri Çekiçit në pjesën e dytë. 5 gola në 8 aktivizime për Çekiçin, i cili rigjeti veten me transferimin në kampionatin slloven gjatë Janarit të këtij viti.

Suksesi rikthen besimin te Olimpija që javën e kaluar humbi në shtëpi 4 – 1 me Domzale. Olimpija Ljubjana është ende në garë edhe për Kupën e Sllovenisë, në finalen e që do të luajë me Maribor në 30 Maj në Çelje. Skuadra e Endri Çekiçit do të marrë pjesë në kualifikueset e Europa League.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione