“Golden Globes 2022” u mbaj gjatë ditës së diel në një ceremoni private që nuk u transmetua. Në faqen zyrtare, shoqata ka njoftuar të gjithë filmat dhe shfaqjet e nominuara e fituese për vitin 2021 në kategoritë përkatëse. Më poshtë, mund të gjeni disa prej çmimeve kryesore nga ceremonia.

Filmi më i mirë dramë  – “The Power of the Dog”, muzikal ose komedi – “West Side Story”, Aktorja më e mirë në një film dramë u shpall Nicole Kidman për rolin e saj në “Being The Ricardos”. Kjo e fundit tejkaloi të nominuarat si Lady Gaga, Jessica Chastain apo Kristen Stewart.

Aktori më i mirë u shpall Will Smith për “King Richard” kurse Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas O’Connell morën çmimin për këngën më të mirë në film, referuar “No Time To Die”, kolona zanore e filmit të ri të James Bond./tvklan.al