Çmimet do të shpërndahen më 28 Shkurt në Beverly Hills

Ashtu si çmimet OSCAR, edhe Golden Globes kanë shtyrë datën e mbajtjes së ceremonisë së vlerësimit të filmave më të mirë. Zakonisht çmimet Golden janë dhënë të dielën e parë të Janarit, por vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë do të mbahen më 28 Shkurt.

Organizatorët thonë se në këtë mënyrë u jepet kohë kineastëve të përfundojnë filmat e tyre ose të bëjnë ndërhyrjet e fundit, pasi producentët u detyruan të bllokojnë xhirimet për më shumë se dy muaj si pasojë e mbylljes në mbarë botën.

Për pasojë edhe nominimet do të kenë një tjetër datë, e cila do të bëhet e ditur javët e ardhshme. Golden Globes 2021 do të mbahet Beverly Hills dhe do të prezantohen nga komedianët Tina Fey dhe Amy Poehler.

Për të qenë sa më afër ceremonisë së Oscarëve, edhe shfaqje të tjera, përfshirë çmimet britanike Bafta, kanë zhvendosur datat e tyre për vitin 2021.

Tv Klan