golden

Golden State Warriors ka festuar titullin kampion pas 40 vitesh. Një pritje e gjatë për titullin e dytë në NBA. Ekipi kampion është vendosur pas 6 ndeshjesh me Golden State që arriti të mundë Cleveland Cavaliers në fushën e tij me rezultatin 107 – 97.

LeBron James nuk ka mundur të shtyjë në sfidën e fundit përcaktimin e titullit edhe pse ka shënur 32 pikë, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë takim.

Në kraun e Golden State kanë qenë dy protagonistët Andre Iguodala dhe Steph Curry kanë shënuar nga 25 pikë secili.

Cleveland Cavaliers edhe pse ka zotëruar sezonin e rregullt nuk arriti të përmbyllte finalet me sukses duke humbur finalen e dytë në historinë e tyre që ende nuk njeh një trofe të NBA.

Tv Klan