Roma ka kaluar një tjetër mbrëmje si disa vite më parë në Mançester, por kësaj here e ka pësuar në fushën e saj përballë Bayern Munchen.
Me rezultatin 7 – 1 ka përfunduar ndeshja në Champions League ku ekipi italian nuk u duk aspak si në shtëpinë e tij.
Megjithatë Roma mbetet në vendin e dytë në Grupin E që udhëhiqet nga Bayern Munchen, pasi është favorizuar edhe nga barazimi 2 – 2 i CSKA Moskva me Manchester City.
Barcelona ka mundur Ajax me rezultatin 3 – 1, por në vendin e parë në Grupin F mbetet Paris Saint Germain që ka mundur APOEl 1 – 0 në sfidën e zhvilluar në Nikosi.
Chelsea ka shënuar një tjetër rezultat të thellë në mbrëmjen e djeshme duke mundur Maribor me rezultatin 6 – 0.
Lumë golash edhe në sfidën tejtër të Grupit G, ku Schalke ka fituar vetëm në fund me rezultatin 4 – 3 takimin me Sporting Lisboa.
Shakhtar Donetsk ka mundur me rezultatin 7 – 0 sfidën në fushë e BATE Borisov.
Rezultati më i thellë i mbrëmjes dhe ndeshja më me shumë gola në pjesën e parë në UEFA Champions League.
Porto ka mundur me rezultatin 2 – 1 Athletic Bilbao në ndeshjen tjetër të Grupit H.
Tv Klan