Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miamin, duke hyrë në lojë në minutën e 54’ kundër Cruz Azul.

Miami fitoi 2-1, dhe Messi ishte heroi në fundin dramatik. Argjentinasi vendosi ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së dytë me një goditje të shkëlqyer.

Ai shënoi në mënyrë fantastike nga gjuajtja e lirë për 2-1. Me atë gol, Messi kaloi shifrën e 700 golave​, duke mos llogaritur penalltitë.

Kjo është një arritje që asnjë lojtar tjetër në histori nuk e ka bërë. Argjentinasi, 7 herë fitues i Topit të Artë, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Barcelonë, te PSG luajti dy sezone dhe tani në fund të karrierës vendosi të shkojë në Amerikë.

Klan News