Granada arriti të merrte një pikë të rëndesishme në transfertë falë një goli mjeshtëror që bëri xhiron e rrjetit

Osasuna ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në këtë sezon në La Liga, ku në 10 takime ka grumbulluar 18 pikë.

Gjithçka po shkonte mirë për skuadrën spanjolle që po kryesonte minimalisht në shtëpi kundër Granadas, por në minutën e 90, ata u shtangën nga kundërshtarët.

Granada realizoi një gol mjaft të bukur, që u hoqi vendasve dy pikë të rëndësishme.

Autori i rrjetës është Montoro, i cili shënoi nga 40 metra largësi.

Gardiani Herrera gaboi në vendosje dhe kjo nuk i shpëtoi mesfushorit të Granadas që gjuatji saktë.

Për Osasunës ishte e pamundur që të rigjente avanazhin, ndërkohë që mërzia ishte e vështirë që të largohej te futbollistët e ekipit, që panë t’u ikin nga duart dy pikë mjaft të rëndësishme, pas një ndeshjeje të menaxhuar mirë.

Pas 9 takimesh, Granada ka shkuar në kuotën e 7 pikëve.

Klan News